Nga rinovimet te merkatoja e janarit, Maldini “kopsit” Milanin e tij

30 Nëntor 2021
11:10
Alfred Lleshi
back button

“Sinqerisht, ekipi ynë është konkurrues. E janarit thuhet se është merkatoja e riparimeve, por ne nuk kemi asgjë për të riparuar. Për momentin nuk kemi ndërmend të bëjmë asgjë, e them me ndershmëri”.

Fjalë të thjeshta dhe të qarta: Milani po bën mirë dhe Paolo Maldini e përsërit këtë. Përkundrazi, duhet mbështetur, duke zgjidhur disa çështje, si ajo e zgjatjeve të kontratave (Kessie dhe jo vetëm). “Ne jemi gjithmonë aty për rinovimet, – vazhdoi menaxheri kuqezi, i intervistuar nga “Sky”. – Jemi në negociata dhe për sa kohë ka kohë është kështu kemi shpresë”.

Maldini beson te një Milan fitues, përtej gabimit të fundit me Sassuolo: “Nuk ka justifikim për humbjen, tani kemi mundësinë të rifillojmë udhëtimin tonë të mërkurën. E dimë shumë mirë se do të duhet të punojmë shumë. Deri tani kemi bërë gjëra të mëdha, por për të fituar një trofe duhet diçka e jashtëzakonshme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit