Nga rreziku i amputimit te kthimi në fushë pas 3 vitesh, historia e pabesueshme e 32-vjeçarit

12 Nëntor 2019
17:27
Denis Hakanaj
back button

Mbaron makthi për Vladislav Stoyanov portieri i Ludogorets, i kthyer në fushë pas 2 vitesh e 8 muajsh.

Një periudhë e komplikuar gjatë së cilës i është nënshtruar  tetë operacioneve në gju, që mund të kishin çuar edhe te amputimi i gjymtyrës. 32-vjeçari e kishte luajtur ndeshjen e tij të fundit më 21 marsin e 2017-ës, ditën kur është dëmtuar. Tani, pas momentit negativ, është kthyer drita.

Stoyanov është kthyer në fushë me skuadrën e dytë të Ludogorets dhe pak rëndësi ka që skuadra e tij është mundur 3-0. Ai ka luajtur 90 minuta dhe ka treguar se nuk i ka humbur reflekset falë disa pritjeve të rëndësishme.

“Si ndihem? Si një 16-vjeçar”, ka bërë shaka portieri në intervistën e dhënë pas ndeshjes për topsport.bg. “Duhet të kthehem në formë, duhet të humbas edhe 2 kile. Gjithsesi, falënderoj klubin që më ka dhënë mundësinë për t’u kthyer në formë në një moment të vështirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit