Nga Serbia në Superiore, Kukësi firmos me talentin e Shpresave

14 Janar 2019
14:18
back button

Në merkato Superiorja e ka tashmë kampionin e vet, sepse është Kukësi klubi më aktiv. Këtë janar skuadra e drejtuar nga Armando Cungu është përforcuar me dy lojtarë mjaft cilësorë si Shkurtaj e Rroca, por nuk mbaron me kaq, sepse deri në fund të muajit ka lëvizje të tjera në horizont.

Sot verilindorët kanë mbyllur edhe një transferim, sepse "Sportekspres.com" raporton se mbrojtësi Faton Xhemaili ka firmosur kontratë 2.5-vjeçare dhe do të bashkohet me ekipin në Turqi.

Mbrojtësi i majtë ka qenë pjesë e Radnik, duke debutuar edhe në Superligën serbe, por kërkonte të ndryshonte kampionat, për të pasur edhe më shumë mundësi aktivizimi.

Në fakt, 20-vjeçari do ta ketë mjaft të vështirë të luajë në një repart me shumë lojtarë cilësorë dhe me Simo Rrumbullakun të kthyer tashmë në formë të plotë fizike, por gjithsesi Kukësi e sheh si investim të rëndësishëm dhe ndoshta planifikohet shitja e Rrumbullakut në verë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit