Nga Shkodra në Seria A, futbollistja shqiptare pjesë e Florentia-s

27 Janar 2019
20:01
back button

Alma Hilaj është futbollistja shkodrane pjesë e ekipit kombëtar, që ditën e djeshme ka prekur ëndrrën teksa ka luajtur me ekipin e Serisë A në Itali, Florentia, pikërisht në ndeshjen ndaj Chievo-s. 

Pavarësisht ëndrrës së realizuar, debutimi i saj ka qenë një makth, me ekipin që është mundur 5-0. 

Ajo ka tre vite në Itali, por tashmë është pjesë e kategorisë elitare, aty ku luajnë ekipet më të mira italiane. 19 vjeçarja është pjesë e ekipit tonë kombëtar ndaj kjo rritje në karrierë nuk do të jetë e vlefshme vetëm për ish-lojtaren e ekipit “Juban Danja”, por edhe për ekipin kuqezi. 

Skuadra e saj aktualisht renditet në vendin e pestë, një pozitë jo shqetësuese.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit