Nga shok ekipi te Milani në kundërshtarë, luhet Fiorentina-Atalanta!

15 Janar 2020
14:20
back button

Fiorentina-Atalanta do të jetë ndeshja e sotme e Kupës së Italisë në orën 15:00 në stadiumin “Artemio Franchi” të Firences, teksa në fushë do të zbresë që nga minuta e parë Mattia Caldara, objekti misterioz te Milani, që kurrë nuk debutoi në Serie A me kuqezinjtë shkak kalvari i gjatë i dëmtimeve. Madje, ndeshja e fundit e tij me Milanin është 9 muaj më parë, na mars 2019, pikërisht në Kupën e Italisë.

Sakaq, te Fiorentina debuton titullar edhe Patrick Cutrone, që ka 3 muaj që nuk luan titullar një ndeshje.

Fiorentina (3-5-2): Terracciano; Milenkovic, Pezzella, Ceccherini; Lirola, Benassi, Pulgar, Castrovilli, Dalbert; Cutrone, Vlahovic.

Atalanta (3-4-2-1): Gollini; Djimisiti, Caldara, Masiello; Hateboer, De Roon, Freuler, Gosens; Pasalic, Malinovskyi; Muriel.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit