Nga shpërthimi i Davies tek asistet e Muller, rekordet e vendosur nga Bayern në këtë sezon

28 Qershor 2020
20:03
Denis Hakanaj
back button

Me fitoren 4-0 të arritur të shtunën kundër Wolfsburg, Bayern Munich e ka mbyllur Bundesliga-n me 100 gola të shënuar.

Nuk është një rekord, sepse një skuadër ka bërë më mirë në të kaluarën: vetë Bayern-i.

Në sezonin 1971-72, në fakt, bavarezët kanë shënuar 101 gola me Gerd Muller që ka realizuar 40 gola.

Rekordet e vendosur në këtë sezon

– Bayern ka thyer rekordin e numrit të asisteve të dhënë në një kampionat: Thomas Muller me 21 asistet e tij ka mposhtur Kevin de Bruyne, që ka dhënë 19 të tillë me fanellën e Wolfsburg në sezonin 2014/15.

– Bayern është e vetmja skuadër e Bundesliga-s që ka arritur t’i fitojë të gjitha ndeshjet me rifillimin e kampionatit pas ndërprerjes për Covid-19: nëntë fitore në po kaq ndeshje.

– Tetë tituj radhazi përfaqësojnë një rekord në Gjermani.

– Është vendosur edhe rekordin shpejtësinë e arritur nga një lojtar: është Alphonso Davies që në ndeshjen kundër Werder Bremen ka arritur deri në 36.5 km/h.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit