Nga Shqipëria në Kosovë, një mbrojtës për Llapin

5 Janar 2019
22:37
back button

Llapi e mbylli në vendin e tretë pjesën e parë të sezonit në Superligën e Kosovës dhe pas 4 fitoresh rresht me rezultatin 1-0 në mbyllje të vitit, e ka nisur me ambicie të mëdha vitin e ri.

Kështu, klubi nga Podujeva ka prezantuar dy përforcime sot, me të parin që është një lojtar i njohur në Kategorinë Superiore në Shqipëri.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Elvis Prençi, i cili sezonin e shkuar luajti te Lushnja, ndërsa më parë ka luajtur për Kukësin, Partizanin, Teutën e Korabin.

Ish-mbrojtësi i Shqipërisë U-21 shpreson të ringjallë karrierën, ndërsa Llapi është një mundësi e mirë, sepse ka një skuadër mjaft solide.

Përveç Prençit, Llapi ka prezantuar edhe mesfushorin 21-vjeçar Flamur Bajrami, i cili ka qenë pjesë e Vëllaznimit, por në sezonin 2016/17 veshi edhe fanellën e Tiranës në Superiore, ndonëse luajti shumë pak.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit