Nga Smeichel te CR7, ja top-formacioni i të huajve në Premier League

3 Qershor 2020
12:36
Alfred Lleshi
back button

Premier League është një nga më tërheqëset për t’u parë nga tifozët në stadiume, por edhe nga mbarë globi përmes televizorit. Po ashtu, kampionati elitar anglez tërheq futbollistët më të mirë në qarkullim, jo vetëm prej pagesave të larta, por edhe cilësisë, kompetivitetit dhe adrenalinës sportive. Duke gjurmuar ndër vite, në emrat e futbollistëve jo anglezë, që kanë luajtur në kampionatin e këtij vendi, tabloidi i njohur “The Sun” ka përftuar top-formacionin përkatës në këtë drejtim.

Më konkretisht, ka bashkuar në një formacion 11 lojtarët e huaj më të mirë, që kanë luajtur në Premier League. Sikurse mund ta shihni edhe në videon e mëposhtme, këto emra janë: Smeichel, Kompany, Vidic, Van Dijk, Vieira, Silva, Cantona, Cristiano Ronaldo, Hazard, Aguero, Henry

Lajme të tjera

Lajmet e fundit