Nga stërvitjet argëtuese me Mou te kontrata e veçantë e Eto’o, flet Materazzi

4 Gusht 2020
21:43
Denis Hakanaj
back button

Në një intervistë të dhënë për cronachedispogliatoio.it, Marco Materazzi ka kujtuar disa nga episodet më interesante të karrierës dhe sakrificën e bërë për të arritur objektiva të rëndësishëm me fanellën e Inter-it:

TROFETË – “Unë kam filluar të fitoj në m oshën 34 vjeç, të fitoj gjëra të rëndësishme. Kampionatin,  Kupën e Italisë, Superkupën. Objektiva që tek Inter, Milan ose Juventus duhet të jenë normalë”.

ETO’O – “Eto’o vuri grupin para vetes. Erdhi te një skuadër me një uri të madhe për të fituar si Inter-i, mund të kërkonte hënën dhe i thanë: ‘Bëjmë një kontratë me bonuse në bazë të golave’. Dhe ai tha: ‘Nuk dua bonuse dhe golat, ta bëjmë me trofe'”.

“Sa herë që shkonim në finale, i thoja: ‘Shiko sa do të fitojmë’. Mentaliteti i një  njeriu të fortë që thotë ‘Shkoj atje, shkoj për të fituar trofe, jo për të shënuar shumë gola'”.

STËRVITJET E MOURINHO – “Kam pasur fatin se kam punuar me atë në fundin e karrierës, nëse do të kisha punuar kur isha 18 vjeç dhe më pas do të kisha takuar Mancio-n me të cilin vrapon shumë, mendoj se do të isha çmendur”.

“E dija se  shkoja aty për të bërë një stërvitje që të argëtonte. Me atë çdo stërvitje ishte një luftë për të thënë ‘Jam këtu, më lër të luaj’. Kjo ishte ajo që vlerësonte ai dhe ishte shumë e rëndësishme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit