Nga superblerje në “dështak”: Lozano del në shitje te Napoli, por ka edhe një formulë!

12 Gusht 2020
13:53
Telesport
back button

Hirving Lozano në merkato. Napoli, pasi ka paguar meksikanin 38 milion euro plus bonuse një vit më parë, është gati të shesë ish talentin e PSV sepse nuk është pjesë e planeve taktike të Gattusos.

Sidoqoftë, nuk do të jetë e lehtë të kthehet mbrapsht investimi i bërë një vit më parë dhe për këtë arsye – shpjegon “Il Mattino” – nëse ofertat nuk arrijnë nivelin e kërkuar, një huazim do të ishte rruga ideale, mbase me detyrim blerje ose mundësi që do të përkthehej detyrim me arritjen e disa objektivave.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit