“Nga Tirana në Tetovë”, Shkëndija zyrtarizon me një video Bruno Ditën

31 Korrik 2020
15:14
Alfred Lleshi
back button

Nuk ka më dyshime. Bruno Dita, futbollisti i Skënderbeut në tri sezonet e kaluara, është zyrtarizuar si kuqezi, në skuadrën shqiptare të Maqedonisë së Veriut. Konkretisht, ai është bërë pjesë e Shkëndijës së Tetovës, që drejtohet nga trajneri tiranas, Ernest Gjoka. Klubi i njohur nga Tetova e ka zyrtarizuar përmes një videoje të veçantë, ku nënvizon itinerarin bashkues të dy shqiptarive në futboll, Tiranë-Tetovë.

Po ashtu, vetë mesfushori shfaqet me fanellën kuqezi, të cilën do ta mbajë veshur sezonin e ri futbollistik. Një hap tjetër cilësor në karrierë, me shpresën se ngjyrat kuqezi të Tetovës do të pasohen me ato të kombëtares së Shqipërisë. Fjalët e para si futbollist skuadrës tetovare të Bruno Ditës kanë qenë këto: “Jam i lumtur që nga sot jam pjesë e KF Shkëndija. Falënderoj klubin për besimin dhe menaxherin Florin Biba për arritjen e kësaj marrëveshjeje”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit