Nga Udine në Milano, treni “kilen” kthehet në Itali: Sanchez ka shansin e fundit të karrierës

6 Gusht 2020
13:49
Telesport
back button

Inter-Sanchez, treni i fundit… Për kilenin duket se ka ardhur momenti që të tregojë vlerat dhe të mos mbetet vetëm një peng i karrierës që pati më shumë hije se sa dritë.

Alexis Sanchez arriti në Udine në një moshë shumë të re. Friulianët e blenë atë në vitin 2006 nga Cobreloa, përpara se ta kthenin në huazim te Colo Colo dhe, në 2007-2008 te River Plate.

Në verën e po atij viti, klubi bardhezi vendosi të mbështetej fuqimisht te Nino Maravilla dhe e mbajtën atë në Udine për 3 vjet, gjatë së cilës Sanchez u tregua si një nga perspektivat më interesante në futbollin botëror.

Në verën e 2011 ishte Barcelona që u magjeps nga “Nino”. Udinese do të arkëtonte plot 37.5 milion, përfshirë edhe bonuset. Në “Camp Nou” Sanchez tregoi vazhdimësi në rrugën e tij të rritjes, por sërish i mungoi ai hapi i fundit për t’u bërë “top player”.

FC Barcelona 2011/12 Season in Review: Alexis Sánchez - Barca ...

Pas 3 vitesh te katalanasit, fluturoi për në Angli. Në vitin 2014, në fillim të merkatos, Arsenali vendosi bast mbi Sanchez, duke paguar thuajse 50 mln euro (shifra më e lartë për një lojtar kilen).

Plot 4 vjet në Londër, nga 2014 deri në 2018, duke mos lënë gjurmë dhe duke qenë më së shumti një premtim që nuk shpërtheu. Në Janar 2018, me skadimin e kontratës disa muaj më vonë, Manchester United fitoi një luftë të ngushtë me Manchester Cityn për ta siguruar atë.

What Arsenal learned from the Alexis Sanchez fiasco and why they ...

José Mourinho e dëshironte dhe klubi e kënaqi duke paguar 20 milion euro neto në sezon për rrogën e kilianit. Rrugë e kundërt për Henrik Mkhitaryan, i cili shkoi te Arsenali.

Në Old Trafford, përkundër pritjeve, Sanchez nuk do të gjejë kurrë vazhdimësinë. Pjesa tjetër është pak a shumë e njohur si histori, me huazimin te Interi sezonin aktual dhe blerjen, e bërë tashmë zyrtare, në funksion të 3 viteve të ardhshme.

Mosha ka ecur, por ky mbetet treni i fundit për Sanchez!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit