Nga vëllai te Puyol dhe “babai sportiv”, zbardhen 8 kërkesat e Xavi për të drejtuar Barçën

21 Shkurt 2020
15:14
Alfred Lleshi
back button

Në janar, gjatë merkatos dimërore, Eric Abidal dhe Óscar Grau udhëtuan drejt Katarit për t’i ofruar Xavi Hernández pozicionin e trajnerit të parë të Barcelonës. Këtë javë, “Cadena SER” ka arritur të sigurojë listën me disa kërkesa, që Xavi i bëri klubit katalanas për të pranuar pozicionin në fjalë. Ish-mesfushori i shquar Blaugrana renditi tetë kërkesa konkrete, që të zëvendësonte Ernesto Valverde e shkarkuar. Ato janë:

– Xavi dëshironte të bashkohej me Barcelonën në qershor dhe jo në mes të sezonit.

– Donte kontroll më të madh të zonës sportive të klubit.

– Kërkoi afrimin e Carles Puyol, të cilin e donte pranë zyrave dhe fushës.

– Donte që vizioni mbi futbollin e bazës të ishte i njëjtë me atë të ekipit të parë.

– Rehabilitim i figurës së Joan Vilá, një person, të cilin e konsideron “babain e  tij sportiv”.

– Ai kërkoi afrimin e Jordi Cruyff në klub.

– Rimodelimi i shërbimeve mjekësore të Barçës. Ndryshim të shefit aktual të stafit mjekësor të klubit.

– Ai donte vëllain e tij, Óscar Hernández, si pjesë e stafit stërvitor.

Kur Eric Abidal dhe Óscar Grau ia komunikuan këto kërkesa Josep María Bartomeu, presidenti u befasua dhe urdhëroi frenimin e negociatave, sepse donte një trajner që ta emëronte menjëherë. “Doja një zëvendësues për Ernesto Valverde, këtë janar, nuk dua të pres verën,”- u tha prerë presidenti blaugrana.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit