Ngjitja urbane, e njohur ndryshe si ndërtimtari, është ngjitja në fasadat e ndërtesave, muret, ura, monumentet, rrënojat, fortifikimet dhe strukturat e tjera. Qëllimi kryesor i atyre që e marrin përsipër këtë gjë nuk është ngjitja në vetvete.
Njerëzit e përfshirë në ngjitje të tilla më së shpeshti zgjedhin ndërtesa shumë të larta për të rritur shkallën e performancës së tyre. Këtë herë, “Santiago Bernabéu” është protagonist i videos së një “alpinisti” spanjoll.
Fotografi dhe YouTuber-i Allprex ka hyrë nën “këmishë”, që është baza e çatisë së re të stadiumit. Në fillim të videos më poshtë mësojmë se Allprex e mësyrë më herët godinën, por është bllokuar nga rojet e sigurisë.
“Alpinisti” flet me kolegët se si duhet të sigurohet maksimalisht. Edhe dita e ndeshjes nuk u duket ide e mirë për ta, pasi rreshtat e sipërm të tribunës janë të mbushur me roje sigurie, të cilët njekin gjithçka, brenda dhe jashtë stadiumit, me video.
Në fund të fundit, Allprex mendoi ta kryente misionin e vet më 31 dhjetor, pak para mesnatës së Vitit të Ri, pasi besonte se siguria do të ishte më e dobët dhe do të pengohej shumë nga alarmet e mundshme të fishekzjarrëve.
Siç mund ta shohim, Allprex më në fund vendos ta bëjë këtë pikërisht në mesnatë (kapërcen gardhin me një mik në orën 12:00) dhe në fakt arrin në çatinë e “Santiago Bernabéu”. Në video shihet se terreni ndriçohet artificialisht gjatë natës, gjë që vërteton se Allprex e ka ndërmarrë ngjitjen gjatë sezonit.
Ju gjithashtu mund të shihni shfaqje fishekzjarresh në çati, gjë që konfirmohet edhe nga data e përmendur nga YouTuber-i. Allprex sigurohet që të mos dëmtojë stadiumin apo strukturën e tij, duke u përpjekur të ruajë respektin maksimal për punimet.
Videoja, e cila mund të shihet e plotë në kanalin e tij në YouTube, përmbledh në gati 22 minuta tensionin e përjetuar nga protagonistët, teksa ngjiteshin në stadium, për të përfunduar me një fotografi të rrallë, të paparë më herët.