Ngoo zbulon sekretin e Tiranës dhe sfidon rivalët në kampionat

13 Mars 2019
19:28
Denis Hakanaj
back button

Sulmuesi i Tiranës, Michael Ngoo, autori i dy golave në fitoren 3-0 të arritur nga bardheblutë kundër Laçit në Kupën e Shqipërisë, ka zbuluar sekretin e bardhebluve në intervistën e dhënë për "Supersport" pas ndeshjes. 

"Lideri i ekipit? Të gjithë ata që veshin fanellën e Tiranës duhet të jenë liderë. Unë nuk isha lideri sot, edhe lojtarët e tjerë që luajtën ishin të tillë", ka thënë Ngoo. 

"Tirana e 2019-ës? Jemi më të bashkuar si ekipit, trajneri ka bërë një punë shumë të madhe. Në 2018-ën nuk mendoj se sakrifikonim shumë për njëri-tjetrin, tani bëjmë më shumë dhe këtë e shihni në ndeshje".

"Pozicioni im në fushë? Çdo ndeshje ndryshon, por Laçi ka një skemë të çuditshme, aktivizon shumë mesfushorë dhe, për rrjedhojë, unë kam qenë më afër zonës së rreptësisë. Jam shumë i lumtur me lojën time sot". 

 "Ne mund t'i kapim ekipet që kemi përpara në kampionat, por mund të luftojmë edhe në kupë. Harmonia në ekip? E kuptoj trajnerin dhe lojtarët ekipit tani dhe mendoj se situata do të përmirësohet", ka përfunduar sulmuesi. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit