Ngroh stolin te Chelsea, kampioni i botës gjen “shpëtim” te Palace

22 Tetor 2019
8:28
Telesport
back button

Sulmuesi francez Olivier Giroud pritet të transferohet te skuadra e Crystal Palace në merkaton e janarit. 33-vjeçari, kampion bote me Francën, nuk është aktivizuar rregullisht këtë sezon nga trajneri Frank Lampard, që më së shumti e ka lënë në stol.

Për Giroud është përfolur një transferim në Amerikë, por e përditshmja britanike “The Sun” shprehet se prë francezin është interesuar ekipi i Crystal Palace. Çka do të thotë që Giroud ka një mundësi të mirë për të qëndruar në Premier League dhe të jetë sërish titullar.

Ky transferim pritet të ndodhë që në janar, me sulmuesin që ka një kontratë deri në fund të këtij sezoni. Giroud ka mbërritur te Chelsea në vitin 2018 (erdhi nga Arsenali) dhe në 68 ndeshje ka realizuar 19 gola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit