Ngushëllimi i vetëm për Borussia është trofeu i fituar nga Bellingham

29 Maj 2023
14:25
Telesport
back button

Sezoni 2022-2023 u mbyll në mënyrën më të keqe për skuadrën e Borussia Dortmund, që humbi titullin kampion në Bundesliga në minutat e fundit. Ngushëllimi i vetëm për ekipin e Dortmund është trofeu e lojtarit më të mirë të Bundesligës, që e fitoi Jude Bellingham, që mori çmimin MVP.

Një vlerësim i rëndësishëm për mesfushorin 20-vjeçar britanik, që këtë sezon realizoi 8 gola e 5 asist në 31 ndeshje të kampionatit. Ai ishte një lider për Borussia këtë sezon, ndërkohë që së shpejti pritet të zyrtarizohet transferimi i tij te skuadra e Real Madrid.

Në garën për trofeun MVP të sezonit në Bundesliga, Bellingam mundi lojtarin e Bayern Mynih, Jamal Musiala, që shënoi golin vendimtar për bavarezët këtë sezon. talenti gjerman e mbylli sezonin me 12 gola e 13 asist.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit