Nica plas “bombën”: Lojtarët toleruan, nuk zbatojnë detyrat për të më larguar

16 Dhjetor 2018
16:10
Eraldo Harlicaj
back button

Një fitore shumë e thjeshtë për Teutën në takimin kundër Kastriotit me rezultatin 0-4. Ekipi durrsak e pati majft të thjeshtë, ndërsa trajneri Stavri Nica shfaqet shumë i zhgënjyer me lojën e ekipit të tij në prononcimin e pasndeshjes nga Fushë-Kruja. Ai mendon se ekipi gaboi shumë gjatë ndeshjes.

Humbja  – “Sigurisht që problemet sa vijnë dhe shtohen. Djemtë e rinj sakrifikojnë dhe punojnë, ndërsa disa lojtarë nuk pranojnë të futen në lojë. Disa futbollistë bëjnë të kundërtën e atyre që u thuhet. Duhet të afrohen futbollistë të tjerë dhe të ndryshojmë”.

Detyrat e kundërta -“Nuk janë as të aftë, por dhe të qëllimtë. Duan të marrin minuta, por kjo nuk shkon. Duhet të ndryshojnë lojtarë të tjerë. Duhet t’i përgjigjemi kampionatit seriozisht, nëse vazhdojmë me këto lojtarë të qëndrojë. Nuk pranohet kjo lloj mënyre. Nëse presidenti nuk ndërhyn do të largohem”.

Ndryshimi nga Flamurtari – “Po ta lexosh lojën, lojtarët e mi duan që të bëjnë këto qëllimisht të largojnë trajnerin.  E qartë kjo”.

Tolerim – “Përderisa nuk zbatojnë detyrat e dinë ata çfarë bëjnë. Nuk mund të shkojë skuadra në këtë formë.

Mbijetesa – “Në Shqipëri ka djem që nuk po marrin minuta. Duhet t’i afrojmë dhe të bëjmë ekip serioz që i binden trajnerit”.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht

Lajme të tjera

Lajmet e fundit