Nico Gonzalez, talenti 500 milionësh që luan me ekipin e dytë të Barçës (Video)

13 Maj 2021
16:07
Denis Hakanaj
back button

Një sezon me ulje-ngritje me titullin e La Liga-s që tashmë duket se është larguar përfundimisht dhe një eliminim i parakohshëm në Champions league.

Barcelona shikon drejt së ardhmes dhe për sezonin e ardhshëm duke blinduar talentet. Një nga këta është Nico Gonalez, lojtar i Barcelona B, i cili ka rinovuar kontratën.

Një xhevahir i La Masia-s për të cilin, sipas Mundo Deportivo, klubi blaugrana ka vendosur një klauzolë të çmendur prej 500 milionë eurosh.

Pas Ansu Fati dhe Riqui Puig, një tjetër talent për katalanasit.

Barcelona ka vendosur të mos rrezikojë ta humbasë edhe pse, me sa duket, në sezonin e ardhshëm do të vazhdojë të luajë me ekipin e dytë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit