Nishikori i hap rrugë Djokovic-it në më pak se një orë

23 Janar 2019
11:04
back button

Novak Djokovic ka siguruar lehtësisht gjysmë-finalen në Australian Open, pasi mundi Kei Nishikorin në një ndeshje që zgjati për afro 45 minuta.

Në fakt ka qenë tenisti japonez që u tërhoq më shpejt nga dueli për shkak të një dëmtimi në kofshë. Gjithsesi, tenisti serb ia doli të fitojë setin e parë në shifrat 6-1, ndërsa në të dytin po udhëhiqte me rezultatin 4-1, teksa Nikishori u tërhoq në pamundësi për të vijuar përballjen.

Në raundin tjetër Djokovic do të përballet me Lucas Pouille, teksa theksoi se pret që francezi të tregojë formën e tij më të mirë, pasi i ka demonstruar vlerat e tij në nivel të lartë kompeticioni. 

"I uroj Nishikorit një shërim të shpejtë dhe më vjen keq për të gjithë shikuesit që nuk panë një ndeshje të plotë sonte.. Kam luajtur shumë ndeshje këtë vit. Jam në gjysmëfinale dhe do të bëj gjithçka për ta përgatitur për atë”, tha numri një i botës.

Ndërkohë, në çerek-finalen tjetër do të përballet Stefano Tsitsipas me Rafael Nadal, ndeshje që pritet me shumë interes pas tenisti grek konsiderohet si e ardhmja e këtij sporti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit