Nis ankandi në Premier League për sulmuesin 21-vjeçar që shkëlqeu në Bundesliga

7 Qershor 2024
12:42
Telesport
back button

Sulmuesi 21-vjeçar slloven Benjamin Sesko, ka shumë gjasa të lërë ekipin e Leipzig pas vetëm një sezoni, ku në 42 ndeshje zyrtare realizoi 18 gola. Ekipet e Premier League kanë kohë që ndjekin me interes sulmuesin, që kushton 60 milionë euro.

Sesko ka një kontratë deri në vitin 2028 me ekipin gjerman, por sips as”Sky Sports” aim und të luajë në Premier League sezonin tjetër. Manchester United, Chelsea dhe Arsenal po ndjekin nga afër lojtarin.

Përfaqësuesit e këtyre klubeve kanë nisur bisedimet si me drejtuesit e Leipzig ashtu dhe me menaxherin e lojtarit. Për momentin, nuk ka asnjë vendim përfundimtar nga lojtari dhe kampi i tij në këtë fazë të negociatave.

Ekipi që do ta marrë duhet të paguajë klauzolën prej 60 milionë eurosh deri në fund të qershorit, por klubi gjerman po bën gjithçka për ta bindur atë të qëndrojë. Për momentin lojtari është i fokusyar të Europiani dhe ka shtyrë çdo vendim për në korrik.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit