Fillon efekti “Sarri”: 10 pasime dhe gol në 20 sekonda për Juventusin! (VIDEO)

21 Korrik 2019
17:21
Anton Cicani
back button

Do të jetë një Juventus ndryshe nga ai i Massimiliano Allegrit. Ky është premtimi që drejtuesit kishin bërë, ose më saktë, ajo që tifozët bardhezi presin, pas disa vitesh ku shpesh ndeshjet e "Zonjës" të vinin në gjumë.

Jo më kot u zgjodh filozofia e një trajneri që ka bërë diferencën si te Napoli, ashtu edhe te Chelsea, duke futur një lojë të rrjedhmshme, me pasime të sakta dhe sidomos kombinime në zona të ngushta.

Kështu, finalizimi i Cristiano Ronaldos te aksioni i golit është një identikit i atij që do të jetë Juventusi i Sarrit. 10 pasime në harkun e 20 sekondave për bardhezinjtë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit