Nis epoka “Lampard”, nënshkruan futbollisti i parë te Chelsea

6 Korrik 2019
15:56
Eraldo Harlicaj
back button

Chelsea ka zyrtarizuar rinovimin e Ruben Loftus-Cheek. Ky i fundit ka nënshkruar kontratën e re me blutë e Londrës që e mban të lidhur deri në vitin 2024. Marrëveshja ishte arritur para disa ditësh, por ekipi i Frank Lampard e ka prezantuar sot arritjen e firmës. 

23-vjeçari kërkohej nga shumë skuadra të tjera në Europë, por zgjodhi të vazhdonte bashkëpunimin me blutë, aty ku po luan si titullar. 

Anglezi foli për arritjen e marrëveshjes me Chelsean. "Jam shumë i lumtur që do të qëndroj këtu dhe 5 vite. Është një vend që jam rritur dhe shpresoj të qëndroj këtu sa më gjatë. 

"Kur je 8-9 vjeç nuk e pret kurrë që do të shkosh kaq larg, sepse në atë moshë do vetëm të zbavitesh me shokët. Kur kthej kokën mbrapa dhe shoh sa shumë kam punuar dhe tani ajo lodhje më kthehet mbrapsht, është një ndjenjë e mirë. Dua të punoj akoma më fort dhe të arrij shumë në të ardhmen. 

"Shpresoj të fitoj sa më shumë trofe për skuadrën dhe personalisht do të mundohem të bëj sa më mirë dhe të punoj fort për t'u kthyer në një lojtar të rëndësishëm për Chelsean", – përfundoi ai. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit