Nis epoka Setien te Barcelona, lista e parë e trajnerit

19 Janar 2020
17:11
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Barcelonës, Quique Setién, do të nisë epokën e tij tek ekipi katalanas. Ai ka publikuar lojtarët e grumbulluar për ndeshjen e sotme kundër Granadas. Takim ky që do të luhet në orën 21:00. 

Numri një i stolit do të debutojë në shtëpi kundër Granadas, ndërsa shpreson që ekipi t’i përgjigjet me një rezultat pozitiv. Nuk ka shumë ndryshime në listën e lojtarëve të grumbulluar. Senatorët janë të gjithë, rikthehet Ter Stegen i gatshëm për ekipin e tij, pasi mungoi në Superkupë. Fati është pjesë e listës, ashtu si Perez dhe Puig. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit