Nis Roland Garros: Alcaraz e Djokovic avancojnë pa probleme, fiton edhe Sabalenka

30 Maj 2023
8:34
Telesport
back button

Ka startuar në Paris grand slam i Roland Garros, turneu më i rëndësishëm i fushave me dhè. Asnjë surprizë e madhe deri më tani në të dyja kategoritë.

Numri 1 në botë, spanjolli Carlos Alcaraz, fitoi 3-0 ndaj italianit F.Cobolli, ndërsa serbi Novak Djokovic eliminoi amerikanin A.Kovacevic, duke fituar po 3-0. Në raundin e tretë avancon edhe greku Stefanos Tsitsipas, që mundi 3-0 çekun J.Vesely.

Te femrat, dy surpriza në ndeshjet e raundit të parë, siç janë eliminim i i grekes Maria Sakkari (numri 8 në botë) dhe çekes Petra Kvitova (numri 10 në botë). Në raundin e dytë avancojnë tensitja amerikane Jessica Pegula (numri 3), francezja Caroline Garcia (numri 5) e bjellorusja Aryna Sabalenka (numri 2 në botë).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit