Nis sezoni i ri i skive, Lara Colturi debuton në sllallomin gjigand të Solden

28 Tetor 2023
22:17
Telesport
back button

Në pistën austriake të Solden, ka startuar sot sezoni 2023-2024 i Kupës së Botës në sportin e skive, ku për të dytin vit me radhë do të jetë protagoniste edhe skiatorja shqiptare Lara Colturi (italiane me nënshtetësi shqiptare).

Ajo debutoi këtë sezon në garën e sllallomit gjigand, ku pas raundit të parë ajo u klasifikua në vendin e 35-të. Colturi dha kohën 1’12”96 pas zbritjes së saj. Kjo kohë nuk i dha asaj mundësi të avancojë më tej.

Në raundin e dytë avancuan vetëm 30 vendet e para (në total ishin 59 skiatore). Gjithsesi, paraqitja e Colturi ishte e mirë, teksa ajo vinte nga një dëmtim dhe operacion, që e detyroi të mbyllte para kohe sezonin e kaluar.

Lara Colturi është vetëm 16 vjeçe, por konsiderohet si një nga skiatoret me më shumë perspektivë në botë. Vjet ajo debutoi në garat e Kupës së Botës në ski, ku dhe grumbulloi pikët e para.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit