Nis “spastrimi” nga Special One! Shtyn yllin e Romës drejt Milanit

17 Maj 2021
22:10
Telesport
back button

Te Roma pritet revolucion me ardhjen e Jose Mourinho dhe ka disa lojtarë me valixhe në duar…

Armeni Henrikh Mkhitaryan pritet të largohet nga verdhekuqtë sidomos tani që vjen Jose Mourinho, me të cilin raporti nuk ka qenë kurrë i mirë dhe ishte shkaku që ai u largua nga Manchester United, ashtu si Smalling.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “Il Tempo”, Mkhitaryan mund të vazhdojë karrierën në Serie A por këtë herë me fanelën kuqezi të Milanit.

Kjo sepse armeni e di se kontrata e tij e fundit mund të jetë kjo dhe ndaj do të dëshironte të luante në një klub me më shumë ambicje dhe ekonomikisht më të fortë.

Në gjurmët e tij janë edhe shumë skuadra të tjera.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit