Nis stërvitja, nisin hallet; Klubi i Superligës bojkon stërvitjen

21 Maj 2020
20:13
Eraldo Harlicaj
back button

Vllaznia ka pak ditë që është rikthyer në stërvitje, ndërsa menjëherë trajneri Mirsad Jonuz është përballur me një situatë aspak të këndshme. Numri një i stolit ka parë futbollistët e tij duke bojkotuar stërvitjen.

Arsyeja? Mbetet gjithmonë e njëjta në Shkodër! Pagat e pamarra kanë bërë që futbollistët të largohen nga fusha stërvitore e Shtojit pa kryer stërvitje. Ekipi kuqeblu nuk është paguar që prej janarit dhe futbollistët nuk e durojnë më një situatë të tillë.

Administratori Suad Lici duhet të zgjidhë këtë ngërç të klubit shkodran. Vllaznia momentalisht ndodhet në zonën e “Play-out”-it në Superiore. Kuqeblutë shpresojnë të rikthehet kampionati që të kenë mundësi t’i largohen këtij pozicioni.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit