Nis Turi i 76-të Çiklistik, Ylber Sefa triumfon në etapën e parë

20 Maj 2019
20:36
Telesport
back button

Çiklisti i ekipit kombëtar shqiptar Ylber Sefa, fitoi sot etapën e parë të edicionit nr.76 të Turit Çiklistik të Shqipërisë, atë me itinerar Shkodër-Reps-Shkodër, 193km e gjatë. Një paraqitje mjaft e mirë e çiklistit kuqezi, që u shkëput në mesin e garës dhe më pas pedaloi i vetëm deri në finish, duke lënë shumë pas rivalët.

Pas 22 sekondash mbërritën në finish të gjithë çiklistët e tjerë, ku në vendin e dytë u klasifikua italiani Mirco Sartori e më pas patrioti i tij Lorenzo Cataldo. Gjithsesi, Sefa ishte lider i padiskutueshëm i kësaj etape të parë, duke mbajtur të veshur edhe fanellën e verdhë të kryesuesit.

Sefa fitues i etapes se pare

Etapa e sotme nisi dhe u mbyll në qytetin e Shkodrës, që ka mirëpritur këtë start të turneut më të rëndësishëm të biçikletës në vendin tonë. Një turne me 5 etapa, që mbyllet më 24 maj në qytetin e Fierit (prej 3 edicionesh, ky turne njihet edhe nga UCI).

Në këtë edicion marrin pjesë 11 skuadra, ndërkohë që në startin e kësaj etape të parë kanë qenë 71 çiklistë, por 4 prej tyre u tërhoqën (67 mbërritën sot në finish). Nesër (21 maj) do të zhvillohet etapa e dytë, Shkodër-Elbasan, 183km e gjatë.

Itinerari i Turit të 76-të Çiklistik

Etapa I, Shkodër-Reps-Shkodër, 193km

1-Ylber Sefa, Shqipëria, 3h37’09”

2-Mirco Sartori, Iseo Serrature, +22”

3-Lorenzo Cataldo, Team Hato Green +22”

Etapa II, Shkodër-Elbasan, 183km

Etapa III, Elbasan-Vlorë, 184km

EtapaIV, Vlorë-Srandë, 123km

Etapa V, Sarandë-Fier, 162km

Lajme të tjera

Lajmet e fundit