Nis Turi i 79-të Çiklistik, Ylber Sefa mbërrin i pari në Korçë

31 Maj 2022
20:21
Telesport
back button

Ka startuar sot edicioni nr.79 i Turit të Shqipërisë në çiklizëm, një nga aktivitetet më të vjetra të sportit të biçikletës në botë (është pjesë e kalendarit të UCI). Etapa e parë ishte ajo Tiranë-Korçë, 161km e gjatë, e fituar nga çiklisti i ekipit kombëtar të Shqipërisë, Ylber Sefa.

Sefa dha kohën 3h51’05”, duke lënë pas Kristian Raileanu dhe Mikel Demiri, gjithashtu pjesë e ekipit kombëtar kuqezi. Demiri u shpall fitues i finishit në mal dhe është mbajtësi i fanelës së çiklistit të ri më të mirë. Ndërsa Sefa mban fanellën e verdhë të liderit të turneut.

Nesër, 1 qershor, do të zhvillohet etapa e dytë e Turit Ciklistik, Korçe-Elbasan, 153.5km e gjatë. Në total janë 5 etapa dhe në toital çiklistët do të përshkojnë 730m. Etapa e fundit do të ketë finish në Fier, ku dhe do të shpallet fituesi i këtij turneu. Në këtë turne marrin pjesë 12 skuadra, 9 prej të cilave të huaja.

Itinerari i Turit të 79-të Çiklistik

Etapa 1: Tiranë-Korçë, fitues Ylber Sefa

Etapa 2: Korçë-Plasë-Elbasan

Etapa 3: Belsh-Vlorë

Etapa 4: Vlorë-Gjirokastër

Etapa 5: Gjirokastër-Fier

Lajme të tjera

Lajmet e fundit