Nisi java e derbit të kryeqytetit; Laçi dhe Teuta “pickojnë” në transfertë

23 Tetor 2021
15:44
Alfred Lleshi
back button

U luajtën dy ndeshjet hapëse të javës së 6-të të Superiores. Në fakt, kjo është java e derbit të madh të kryeqytetit, i pari për këtë kampionat, mes Tiranës dhe Partizanit. Sytë e të gjithë sportdashësve janë nga “Arena Kombëtare”, ku të hënën do të përballen bardheblutë dhe të kuqtë. Megjithatë, ky “stacion” i garës ka dhe ndeshje të tjera të rëndësishme.

Këtë të shtunë, pati përplasje të debutuesve në Superiore dhe kampionëve në fuqi. Në Rrogozhinë, vendësit janë mbajtur me dinjitet para “djemve të detit”, duke dëshmuar se nuk do të jenë kalimtarë në elitë. Portieri Puja ka bërë dy-tri pritje vendimtare, sidomos ndaj Plakut, duke evituar gola të sigurt.

Në portën tjetër shqetësim permanent ishte sulmuesi brazilian, Pedro Augusto, goleadori i Egnatias në këtë fillim kampionati. Duhej të vinte minuta e 79-të, që rrogozhinasit të dorëzoheshin. Nga pika e bardhë, Sherif Kallaku kaloi në epërsi të tijtë. Tri pikë të çmuara dhe mjaft të luftuara për Teutën, që barazohet me pikë me Tiranën kryesuese, nga 11 të tilla.

Laçi, me trajner të ri, e sprovoi veten në derbin me krutanët. Bardhezinjtë mbyllnin klasifikimin deri sot, çuditërisht, duke mos dalë dot nga një krizë e konfirmuar tashmë. Sfida ka qenë mjaft e luftuar, me futboll burrëror, sikurse e kanë zakon dy skuadrat në fjalë. Megjithatë, goli që bëri diferencën erdhi në minutën e 71-të.

Pasimi perfekt i Roganoviç shkoi te këmbët e Mentor Mazrekajt, që me goditjen tokazi nuk fali. Më herët, Kastrioti kishte humbur një rast të artë për të kaluar në avantazh, kur Ignatovic u shndërrua në hero për bardhezinjtë, ndërsa VAR i anuloi një gol. Tri pikë të arta për Laçin, i cili braktis fundin e renditjes dhe me 5 pikë e sheh veten të shtatin, duke parakaluar krutanët.

23/10/2021
67′ Kastrioti Krujë 0 – 1 Laçi
65′ Egnatia Rrogozhinë 0 – 1 Teuta Durrës
24/10/2021
13:45 Kukësi  –  Vllaznia Shkodër
16:45 Skënderbeu Korçë  –  Dinamo Tirana
25/10/2021
19:45 Tirana  –  Partizani Tirana

 

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit