Nisja horror e United, i pari që do të paguajë do të jetë 87 milionëshi

17 Gusht 2022
17:27
Denis Hakanaj
back button

Sipas Manchester Evening Neës, lojtari i parë që do të paguajë për fillimin e keq të Manchester United në kampionat do të jetë kapiteni, Harry Maguire.

Qendërmbrojtësi rrezikon vendin në formacion në ndeshjen e ardhshme të kampionatit kundër Liverpool-it, që do të luhet të hënën më 22  gusht.

Gjatë fazës përgatitore para fillimit të sezonit, Ten Hag i ka dalë në mbrojtje lojtarit, duke nënvizuar rëndësinë e tij, të konfirmuar nga faktet.

Pavarësisht blerjes së Lisandro Martinez, Maguire ka luajtur 90 minuta kundër Brighton-it dhe Brentford-it, me rezultate katastrofë.

Aktualisht, skuadra është në vendin e fundit në renditje, duke marrë parasysh diferencën e golave: zero pikë, një gol i shënuar dhe gjashtë të pësuar.

Edhe në sezonin e kaluar, Maguire ka përfunduar në stol për disa ndeshje. Kujtojmë se United e bleu në 2019-ën nga Leciester për 87 milionë euro duke e bërë qendërmbrojtësin më të shtrenjtë në histori.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit