Nja “italian” paralajmëron “Axurrët”: Ja pse njerëzit kanë besim te ne

27 Janar 2022
17:46
Denis Hakanaj
back button

Në playoff-et e Kupës së Botës në Katar, Italia do të duhet të mundë Maqedoninë për t’u kualifikuar në raundin pasardhës. Për sfidën mes dy skuadrave ka folur Goran Pandev, që i ka në zemër të dy kombet.

Sulmuesi i Genoa-s ka shprehur mendimin e tij në lidhje me ndeshjen, ja fjalët e thëna nga ai për Rai Sport:

“Italia është favorite, luan në shtëpi dhe ka fituar Europianin e fundit. Por Maqedonia ka besim, nuk kemi asgjë për të humbur. Njerëzit kanë besim sepse e dinë sa mund të japin këta djem që kanë nga ana e tyre mungesën e presionit. Unë kam vendosur të tërhiqem pas Europianit”, ka thënë Pandev.

“Ka qenë maksimumi, Maqedonia nuk ia kishte dalë kurrë. Unë me kombëtaren e Italisë? Për mua është shtëpia e dytë, fëmijët e mi kanë lindur këtu, por e kam patur gjithmonë Maqedoninë në zemër”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit