Një Barcelonë sulmuese ndaj Levante, bashkë me Messi e Suarez luajnë edhe ata të dy

16 Dhjetor 2018
13:44
Telesport
back button

Pas fitoreve të arritura dje nga Atletico Madrid dhe Real Madrid, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde kërkon që të njëjtën gjë të bëjë sot në mbrëmje edhe skuadra e tij, në përballjen që ekipi “blaugrana” ka ndaj Levante, në fushën e kësaj të fundit. Trajneri shprehet se në këtë ndeshje mund të luajë me një formacion disi ndryshe, me një ekip sulmues, duke u dhënë një fanellë titullari si Philippe Coutinho ashtu dhe Ousmane Dembele, pavarësisht se kjo bashkëjetesë konsiderohet e vështirë.

Të dy këta lojtarë mund të luajnë shumë mirë së bashku në sulm, bashkë me Messi dhe Luis Suarez. Kjo gjë mund të ndodhë shpesh në të ardhmen. Këtë gjë ata e kanë bërë edhe më parë kur ka qenë nevoja dhe kjo skuadër ka funksionuar mirë. Unë sot kam mundësinë që t’i aktivizoj të gjithë lojtarët e mi, për të patur një skuadër më të frikshme në sulm dhe për të fituar”, u shpreh trajneri Valverde, që duket se synon të zbresë në fushë një ekip sulmues me 4 lojtarë në repartin e avancuar.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit