Një bast i humbur dhe Solskjaer bëhet tatuazh!

15 Maj 2019
13:01
back button

Çfarë mund të ndodhë kur je ekspert bastesh dhe vendos një bast paksa të rrezikshëm? E shumta do humbasësh ca euro, por jo në rastin e Tor Henrik Stensland gazetar dhe ekspert bastesh në të përditshmen norvegjeze Dagbladet.

Stensland nuk besonte absolutisht se Manchester United mund ta përmbyste humbjen e pësuar në Old Trafford ndaj PSG-së dhe për pasojë premtoi: Nëse United kualifikohej, do të bënte tatuazh fytyrën e trajnerit Solskjaer, si kapiten anijesh sipas këngës së tifozerisë ("Ole është në timon"), në këmbën e vet.

Stensland priti gjatë, por e mbajti premtimin, duke bërë tatuazhin që në fakt tashmë duket pa shumë vlerë, duke parë sa keq kanë ecur punët te United.

"Ole është në timon! Para ndeshjes në Paris shkruajta në Twitter se nëse Man Utd kualifikohej, do kisha bërë tatuazh fytyrën e Solskjaer, brenda një timoni. Epo, unë e mbaj gjithnjë fjalën e dhënë. Ja rezultati, shijojeni", shkruan Stensland në rrjetet sociale, ku ka postuar fotot e tatuazhit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit