Një brazilian nga Juninho, Lyon firmos me pasuesin e Ndombele

25 Qershor 2019
15:59
back button

Lyon zyrtarizoi blerjen e Jean Lucas, një mesfushor brazilian që u ble për 8 milionë euro nga Santos.

I dalë nga akademia e Flamengos dhe prej muajit janar tek Santos, mesfushori i talentuar numëron vetëm 40 ndeshje në elitën e futbollit brazilian, por ka qenë drejtori sportiv Juninho që e ka sjellë tek Lyon, i bindur se Lucas do të shkëlqejë dhe ka atë që i nevojitet për t’u bërë një lojtar i madh në Europë.

Ka qenë vetë presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas që e prezantoi blerjen e re, i cili firmosi deri në vitin 2024 me klubin francez.

Në fjalën e tij Aulas tha se besojnë fort tek aftësitë e blerjes së tyre të re dhe presin që shumë shpejt të zërë një vend titullari në formacion, duke qenë se Tangye Ndombele kërkohet nga shumë klube të mëdha, gjë që e konfirmoi edhe vetë presidenti.

Për Ndombele ka interes të fortë nga klube të Premier League, ku Tottenham dhe Manchester United janë gati të shpenzojnë deri në 70 milionë euro për francezin, për të cilin dhe nga Juventus ka kohë që e ka kërkuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit