Një brazilian pasardhësi i Khabib dhe shpallet kampion bote në peshën e lehtë

16 Maj 2021
9:11
Telesport
back button

Braziliani Charles Oliveira është kampioni i ri i botës në peshën e lehtë, pas fitores me “KO teknik” në raundin e dytë ndaj amerikanin Michael Chandler, duel që u zhvillua mëngjesin e sotëm në Hjuston, në eventin UFC-262. Oliveira, 31 fitore, 8 humbje e 1 duel pa rezultat në karrierën e tij, rrëmbeu titullin e lënë vakant nga Khabib Nurmagomedov, pas tërheqjes së tij nga kafazi.

Një rezultat disi i papritur, pasi ishte Chandler ai që po dominonte duelin, duke qenë superior në kafaz në raundin e parë. Një raund shumë i bukur, ku të dy sportistët dhuruan spektakël dhe patën momentet e tyre të mira.

Surpriza ndodh që në startin e raundit të dytë, kur një e majtë e Oliveira hedh Chandler në tapet dhe përpiqet të ngrihet, por braziliani nuk ndalet dhe nis një seri grushtesh, duke e përplasur pas kafazit. Këtu ndërhyn gjyqtari që ndal duelin, duke i dhënë titullin Oliveira, që feston si i çmendur jashtë kafazit, me komentatorët dhe fansat e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit