Një çantë me para…; Dudek ndez rrjetet sociale me insinuatën për arbitrimin e “El Classico”

21 Mars 2023
8:15
Alfred Lleshi
back button

Jerzy Dudek është një nga ato figura që nuk lënë askënd indiferent kur flasin. Dhe mendimi i tij për “El Clasicon” e së dielës mbrëma nuk ka qenë përjashtim.

Ish-portieri polak i Real Madridit përdori rrjetet e tij sociale për të komentuar atë që u pa në “Camp Nou”, konkretisht mbi polemikën e madhe të ndeshjes, pozicionin jashtë loje të sinjalizuar për Asensio në atë që do të ishte goli për rezultatin 1-2.

Në “stories” e tij në Instagram, Dudek, përmes përdorimit të “emoji” shprehet se nuk është dakord me vendimin për të anuluar golin pas ndërhyrjes së VAR-it; madje shkon më tej, pasi merr guximin të lërë të nënkuptojë se ka diçka tjetër pas këtij vendimi duke përdorur ikonën e… çantës së parave.

Ky reagim vjen mes furtunës së gjeneruar nga çështja “Negreira” dhe pagesave të Barcelonës për ish-numrin 2 të arbitrave spanjollë, Enríquez Negreira, gjoja në këmbim të disa raporteve të arbitrazhit për gjyqtarët që do të fishkëllenin Barcelonën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit