Një çiklist më i shpejtë se Hamilton, BBC zgjedh sportistin britanik të vitit 2018

17 Dhjetor 2018
21:17
Telesport
back button

Është mësuar gjithnjë të jetë i pari në pistë, por këtë herë Lewis Hamilton ka marrë një goditje të fortë, pasi në garën për trofeun si “Sportisti më i mirë Britanik i vitit 2018” është renditur i dyti. Këtë çmim e ka marrë çiklisti Geraint Thomas, fitues i Turit të Francës 2018, sukses që sipas BBC është më i rëndësishëm se titulli i pestë kampion bote në Formula 1.

Thomas  shpall “Sportisti më i mirë Britanik” duke lënë pas Lewis Hamilton, i dyti dhe futbollistin e Tottenham, Harry Kane, i treti. Kjo është hera e tretë që piloti i Mercedes renditet i dyti, trofe të cilin ai e ka fituar vetëm një herë, në vitin 2014. Edhe për Thomas kjo është hera e parë që e fiton këtë trofe, një vlerësim për paraqitjen e shkëlqyer në Turin e Francës.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit