Një çmenduri vendos derbin e zjarrtë të Stambollit (VIDEO)

17 Janar 2021
19:09
Eraldo Harlicaj
back button

Sot u zhvillua derbi i Stambollit mes Besiktas dhe Galatasaray dhe pa fitues ekipin bardhezi që me dy gola në pjesën e dytë mundi verdhekuqtë.

E vendosën këtë supersfidë Josef dhe Nkoudou, por ai që i shtroi rrugën kësaj fitore ishte futbollisti kundërshtar Mbaye Diagne.

Në stadiumin “Vodafone Park” sfida ishte e ngecur ende në shifrat 0-0 kur futbollisti bëri një ndërhyrje të ekzagjeruar dhe doli me karton të kuq në minutën e 58-të.

Taka të ngritura lart në kokën e futbollistit kundërshtar dhe i kuq i menjëhershme për sulmuesin senegalez të Galatasarayt.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit