“Një dëm për imazhin”, kritika ndaj Leonardo-s: Një budallallëk i pabesueshëm

18 Janar 2022
14:51
Denis Hakanaj

Sherri mes Kylian Mbappe dhe Hugo Magnetti gjatë ndeshjes së luajtur mes PSG dhe Brest ka shkaktuar pak tension në ambientin parisien aq sa ka sjellë reagimin e drejtorit sportiv Leonardo-s.

Sipas RMC dhe L’Equipe, drejtuesi duket se ka hyrë në dhomat e zhveshjes së arbitrit të ndeshjes për të kërkuar shpjegime në lidhje me disa vendime të dyshimta.

Një veprim ky i drejtuesit të PSG-së që nuk është pëlqyer nga ish-futbollisti Jerome Rothen.

“Është imazhi që japin drejtuesit e PSG. Më duket se Leonardo bën gjëra të caktuara për të treguar se është aty, që po mbron lojtarët, që është shefi”, ka thënë Rothen.

“PSG-së nuk i duhet kjo. Për mua, është një budallallëk i pabesueshëm. Nuk i bën mirë imazhit. PSG e dominon Ligue 1 dhe i shtyp të gjithë. Ti nuk ke nevojë t’i shtypësh arbitrat.

“E përsëris, PSG nuk ka nevojë për mbrojtje. PSG pret që të mbrohet kundër Real Madrid gjatë ndeshjeve të Champions League? Jo, nuk besoj. Kështu që duhet të ndryshojnë mentalitet”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit