Një dështak fut në siklet klubin kosovar, gjobë 46 mijë euro për firmën e vitit 2016!

22 Maj 2020
17:42
Telesport
back button

Nga Qipro në Kosovë dhe më Shqipëri. Tashmë luan në kategoritë e ulëta në Portugali por Matheë Boniface ka hapur jo pak probleme duke qenë një fubollist që përveç se nuk dha asgjë, ka futur edhe në hall për një gjobë të vogël skuadrën e Trepça ’89, që duhet të paguajë rreth 46 mijë euro te klubi qipriot i Aris Limassol.

Boniface prezentohet te Partizani — FSHF Kategoria Superiore

Kjo pasi kur u transferua në Kosovë ishte ende nën kontratë me qipriotët edhe për një tjetër vit. Edhe pse Kosova ishte një kampionat ende i panjohur nga UEFA në vitin 2016, megjithatë dokumentacioni nuk ishte respekuar. Boniface firmosi edhe luajti edhe me Partizanin shumë pak teksa u transferua më pas në Bullgari.

Presidenti i Trepçe ’89 ka konfirmuar se pretendimet e Aris ishin për 400 mijë euro, aq sa mendonin se ishte vlera e sulmuesit në atë kohë, por gjithçka do të zgjidhet me thuajse 46 mijë euro të paguara në dy këste.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit