Një dhuratë shpëton Leipzig dhe i prish festën Atalanta-s (Pamjet)

7 Prill 2022
20:36
Denis Hakanaj
back button

Është mbyllur në barazim ndeshja e vajtjes së çerekfinaleve të Europë League e luajtur mbrëmjen e sotme në Gjermani mes Leipzig-ut dhe Atalanta-s.

Kanë qenë miqtë që kanë goditur të parët me Luis Muriel në minutan e 17-të. Kolumbiani ka realizuar një gol shumë të bukur pas një aksioni individual.

GOLI I MURIEL

Luis Muriel ka shënuar 4 gola në këtë sezon në kupat europiane (3 në Europa League, 1 në Champions League): ecuria e tij më e mirë në një sezon të vetëm në kompeticionet europiane.

Gjermanët kanë fituar një penallti në minutën e 58-të, por portieri Musso ka arritur të ndalë gjuajtjen e Andre Silva-s me një pritje të jashtëzakonshme. Gjithsesi, vendasit kanë arritur të barazojnë pak sekonda më mbrapa me një autogol të Zappacosta-s.

PENALLTIA E ANDRE SILVA

Skuadra e Tedesco-s ka shkuar shumë afër përmbysjes së rezultatiti tetë minuta para fundit të ndeshjes, kur goditja me kokë e Szoboszlai është ndalur nga traversa.

Një barazim që nuk kënaq asnjë nga dy skuadrat me kualifikimin në gjysmëfinale që do të vendoset 14 prillin e ardhshëm në ndeshjen e kthimit që do të luhet në Bergamo.

AUTOGOLI I ZAPPACOSTA

Lajme të tjera

Lajmet e fundit