“Një ditë do të rikthehem te Barcelona, por ky nuk është momenti i duhur për ta bërë atë”

7 Qershor 2023
13:41
Telesport
back button

Skuadra e Barcelonës ka mbyllur dje sezonin sportiv 2022-2023 me një ndeshje miqësore të luajtur në Tokio të Japonisë ndaj ekipit të Vissel Kobe (katalanasit fituan 2-0). Te skuadra japoneze luan edhe legjenda spanjolle e mesfushës Andres Iniesta (21 gola në 113 ndeshje), ekip me të cilin aktivizohet prej vitit 2018.

Për Iniesta kjo ishte ndeshja e fundit si lojtar i ekipit japonez, pasi do të largohet për një aventurë të re. 39-vjeçari spanjoll, duke folur për të ardhmen e tij, konfirmoi se është në bisedime për të luajtuar në Argjentinë.

Jam në kontakt me Gabriel Milito, që drejton klubin e Argentinos Juniors dhe nuk e mohoj që mund të transferohem aty. Më pëlqen vetëm të mendoj për të ardhmen, pasi kam dëshirë që të luaj. Më psa të shohim se si do të shkojnë gjërat për mua”, tha Iniesta pas miqësores.

Ai ka takuar edhe trajnerin aktual të Barcelonës, Xavi, mikun e tij të dikurshëm dhe të shumë trofeve të fituara së bashku. “Siç e kam thënë shumë herë, në një moment të jetës time do të më pëlqente që një ditë të rikthehesha të Barcelona. Gjithsesi, mendoj se ky rikthim është ende larg, por një ditë do të ndodhë”, tha Iniesta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit