Një email prishi qetësinë te Interi! I dërgohej presidentit Zhang por gabimisht përfundoi te klubi

13 Korrik 2020
15:59
Telesport
back button

Fjalët e Antonio Conte, së bashku me rezultatet zhgënjyese të verifikuar pas rifillimit të futbollit, kanë kontribuar në krijimin e tensioneve te Interi, aq sa mes trajnerit dhe drejtuesve zikaltër ka pasur debate dhe diskutime për të gjetur gjuhën e përbashkët mbi pikëpamjet e ndryshme.

Corriere dello Sport zbulon një episod që nuk kontribuon në rivendosjen e qetësisë. “Presidenti Zhang u bë i vetëdijshëm për ata që në Appiano Gentile konsiderohen gabimet e bëra në programimin e 2019-20 (qartë që nuk i atribuohen Contes) dhe gjithashtu u informua se cila do të ishte linja e duhur për merkaton 2020-21 ose për të blerë disa të rinj (Hakimi tashmë ka mbërritur), por mbi të gjitha elementë ekspertësh, të gatshëm për të fituar menjëherë.

Conte rues more dropped points from Inter in Serie A | Goal.com

Të famshmit Vertonghen, Vidal dhe Dzeko (ose kushdo për ta) që tekniku nga Leçe kërkon, njerëz të gatshëm për të fituar. Zhang e pranoi si ide, por gabimisht (ose ndoshta jo…), një kopje përfundoi edhe në njërën nga kutitë postare në zyrat e klubit. Kjo nuk kontribuoi në sjelljen e qetësisë në një kohë kur ekipit do t’i duhej shmangia e tensioneve të caktuara.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit