Një emër surprizë siguron “pole” në Barcelonë, “OK” Marquez e Rossi

15 Qershor 2019
15:10
Telesport
back button

Piloti francez Fabio Quartararo me Yamaha Petronas siguroi sot “pole position” në pistën e Barcelonës, në garën e vlefshme për Çmimin e Madh të Katalonjës në Moto GP. Ai dha kohën 1’39”484, duke bërë një paraqitje të shkëlqyer në pistë dhe befasuar të gjithë. Spanjolli Marc Marquez me Honda u rendit i dyti, me vetëm 15 të mijëtat me shumë. Në vijën e parë të nisjes do të jetë edhe spanjolli tjetër Maverick Vinales me Yamaha.

Më pas renditen 4 pilotë italianë, me Franco Morbidelli (Yamaha Petronas), Valentino Rossi (Yamaha), Andrea Dovizioso (Ducati) dhe Danilo Petrucci (Ducati). Për herë të parë mori pjesë në fazën finale të kualifikuese edhe Jorge Lorenzo me motorin tjetër Honda, duke u renditur në vendin e 10-të. Gjithsesi, gara e nesërme (starti ora 14:00) pritet të jetë spektakolare, teksa më të mirët janë të gjithë pranë njëri-tjetrit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit