Një Ferrari me 3 sedilje në pistë, Leclerc provon makinën e veçantë të garave

14 Tetor 2020
13:50
Telesport
back button

Emocione dhe adrenalinë, që një pilot i Formula 1 i përjeton shpesh në pistë. Gjithsesi, për Charles Leclerc këtë herë pilotimi i një makine Ferrari ishte diçka ndryshe nga e zakonshmja, pasi e veçantë ishte edhe makina me të cilën ai zbriti në pistë.

Piloti monogask ishte protagonist i pilotimit të një Ferrari me 3 sedilje (Ferrari 3 seater Mission Winnow) në pistën e Fiorano, në Itali. Kjo ngjarje e veçantë u bë sot në një pistë të lagur për shkak të shiut që binte. Në bord, përveç pilotit të “kokëkuqes” ishin edhe dy persona të tjerë.

Ferrari me 3 sedilje, me 720 kuaj fuqi, u ndez sot në orën 9 të mëngjesit në pistën e Fiorano. Për 5 minuta makina shëtiti në pistën e Fiorano me shpejtësi maksimale. Kjo ishte një gjë normale për Leclerc, por që ka emocionuar pa masë dy personat e tjerë si pasagjerë në një Ferrari.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit