Një fjali e Ibrahimovic tërbon familjen Elliott! Divorci thuajse i pashmangshëm

15 Korrik 2020
11:58
Telesport
back button

Fati i Zlatan Ibrahimovic është gjithmonë e më shumë i shënuar, sidomos pas intervistave të fundit ku ka ngritur zërin kundër pronësisë dhe madje ka xhindosur familjen Elliott sidomos për një fjali.

Corriere della Sera ka zbuluar se 38-vjeçari ka tërbuar Gordon dhe Paul Singner ur ka thënë se “jam në Milano vetëm për pasion dhe po luaj falas. Jam president, trajner dhe lojtar, por më paguajnë vetëm si lojtar…”

Ibra, furia su Gazidis: "Ti presenti solo ora? Non è più il Milan ...

Një dalje aspak e vlerësuar në katet e sipërme të Londrës, tani më tej e prirur të mos e konfirmojë atë jo vetëm për arsyet e listuara më lart, por edhe për karakterin e tij të pakontrollueshëm.

Dhe nëse shtohet provokimi “Nuk e di kush është Ralf Rangnick por ai e di se cili jam unë”, fotografia është e plotë. Ibra është besnik ndaj Milanit të vjetër, atë të Paolo Maldini dhe ish-Zvonimir Boban dhe për këtë arsye aventura e tij e dytë milaneze do të përfundojë këtu.

Rinnovo Ibrahimovic, la posizione di Ivan Gazidis resta invariata ...

Mesazhi i Ibrahimovicit ishte shumë i qartë: “Sigurisht që dua të luaj për të fituar diçka. Unë nuk jam një zonjë e parë. Më mirë nuk do të luaja se sa të isha thjesht si maskot”.

Përkthyer: nuk dëshiron të jetë një referencë midis shumë të rinjve pa arritur qëllime konkrete. Pastaj përfundimi në mënyrë të sinqertë: “Nëse kjo është situata, është e vështirë të më shihni në Milano vitin e ardhshëm. Jam i sinqertë. Ibra nuk është për Europa League, Milani nuk është një klub për Europa League. Milani luan për të shkuar në Champions League dhe për të fituar titull”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit