Një futbollist po mban “lidhur” Interin në merkato! Zero oferta karshi tij, Marotta e priste ndryshe…

27 Maj 2022
17:02
Telesport
back button

Interi është duke u përgatitur për sezonin e ri pasi ky që sapo u mbyll i dha dy trofe si Kupën dhe Supërkupën e Italisë, të dyja të arritura duke mundur në finale Juventusin, por hidhërimi ishte i madh sepse humbi titullin ndaj Milanit…

Marotta & Co janë duke programuar dhe sigurisht që duhet patur kujdes bilanci pasi edhe borxhi i akumuluar është i madh dhe në të njëjtën kohë duhet që të paguhet kësti prej disa milionë eurosh… Tifozeria frikësohet me të drejtë për ndonjë sakrificë e tipit Hakimi dhe Lukaku…

Në shënjestër të disa klubeve janë Lautaro, Barella dhe Bastoni, me mbrojtësin që mund të sjellë 50-60 mln euro. Por, një mbrojtës tjetër që ishte me valixhe ne duar duket se për momentin ka ngecur te zikaltërit.

Sipas medieve italiane, De Vrij nuk ka asnjë ofertë për momentin dhe kontrata i skadon sezonin tjetër. Pra, nëse nuk shitet këtë verë, atëherë vështirë që të mund të rinovojë dhe do të largohej me parametra zero.

Dhe nëse nuk shitet De Vrij nuk mund të vijë Bremer, me të cilin Marotta ka biseduar nëpërmjet agjentit dhe vlera e tij është rreth 40 mln euro për kampionatin e bërë me Torinon këtë sezon.

Nderkohe, largimi i pare pasi i mbaroi kontrata ishte Vecino, qe beri edhe nje postim falenderimi. E ardhmja e tij mund te mbetet ne Serie A. Me valixhe jane edhe Gagliardini por edhe Sanches dhe ndoshta edhe Vidal, qe gjithashtu mund te kthehet ne Ameriken Latine.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit