“Një gabim trashanik…”; ja letra prekëse me të cilën Icardi evitoi divorcin nga Wanda Nara

27 Tetor 2021
9:45
Alfred Lleshi
back button

“Ne ishim gati të divorcoheshim, pastaj ai më shkroi një letër…” Kështu e motivoi paqen Wanda Nara me Mauro Icardin, më pas u konfirmua nga një puthje e zjarrtë, e postuar në rrjetet sociale. Por çfarë ka shkruar Icardi për të rifituar gruan e tij, edhe pasi ka firmosur letrat e ndarjes para një avokati?

Të martën, më 26 tetor, Yanina Latorre, drejtuese e programit argjentinas “Los ángeles de la mañana”, e cila ndoqi nga afër të gjithë historinë, lexoi disa rreshta drejtpërdrejt. U saktësua se nuk do të ishte një letër e shkruar me dorë, por një mesazh i gjatë në Whatsapp.

“Edhe një herë të kam vërtetuar gjërat që të kam thënë, nuk të kam gënjyer, nuk kam shpikur asgjë, thjesht kam bërë një gabim trashanik. Jam dhënë me zemër në gjithçka tash tetë vite për ato që më parë ishin ëndrrat tona, – shkruan Icardi duke iu referuar divorcit. – Ne kemi arritur gjithçka që kemi vendosur të bëjmë. Shpresoj që ju të përfitoni prej saj, do të jem i qetë, sepse e di që për pjesën tjetër të jetës sime nuk do të kem asgjë për të fajësuar veten.

E keni gabim dhe shumë madje, nuk e kuptoni. E vetmja gjë që dëshironi është të divorcoheni dhe unë pranova, edhe nëse thellë në shpirt kjo është më e keqja që mund të më ndodhë mua. Sidoqoftë, shpresoj të përfitoni. Unë nuk jam njeri m…, por një person i mirë. Të jam përkushtuar plotësisht ty që nga dita kur filluam lidhjen. Jam një baba i madh, – vazhdon letrën-mesazh futbollisti i PSG për të rifituar Wanda.

– Jetoj për vajzat e mia dhe kjo më bën krenarë. Jam një njerk i madh, që jap jetën për t’i lumturuar fëmijet. Unë jam i tillë dhe askush nuk ka nevojë për të ma thënë, përderisa di. Nuk jam i interesuar për gjërat materiale, ju kam dhënë gjithmonë gjithçka. Unë jam një milioner dhe vishem në H&M dhe Amazon, ju e dini shumë mirë. Kësisoji nuk mund të vazhdoj të duroj keqtrajtimin tuaj, injorimin tuaj… Si e bëni këtë? Unë nuk jam një m…, nuk e meritoj.

Tani do t’iu shkruani të tjerëve, doni një partner tjetër. Shpresoj të jetë një për qind e asaj që kam qenë me ju. Ju prishët gjithçka për një bisedë m…, që nuk do të thoshte asgjë për mua. Një histori, detajet e së cilës i nxorët në shtyp. Nuk e prisja kurrë, por jam realist dhe e di që njerëzit ndryshojnë.

Faleminderit për gjithçka që kemi qenë, faleminderit për dy vajzat që më keni dhënë, faleminderit që më bëtë të lumtur. Faleminderit për çdo gjë që ke bërë, që më ke mbështetur gjithmonë. Më fal që humba gjithçka nga një gabim! Shpresoj të jesh e lumtur, edhe nëse nuk do të jeni pranë meje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit